Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Kryebashkiaken e Rroskovec, Majlinda Bufi, për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i kërkuar është ulur në 1 vit burg.
SPAK ka kërkuar gjithashtu që dënimi të pezullohet dhe Bufi të mbetet në Shërbim Prove për 2 vjet, duke e bërë të mundur që ajo të mos shkojë në burg menjëherë.
Nga PRETENCA bëhet me dije se hetimet janë kryer pas publikimit të një videoje, ku e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, pretendohet se në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike. Kërkesa e të pandehurës Majlinda Bufi, drejtuar këtij shtetasi është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe kundër vullnetit të tij.
Majlinda Bufi aktualisht mban detyrën e Kryetares së bashkisë Roskovec.
