Banorët e fshatit Cakran i Ri nẽ bashkinẽ Fier kanẽ ngritur paraditen e sotme problematikën e rrugës së pakalueshme të varrezave çka vështirëson përcjelljen me dinjitet tẽ njerẽzve tẽ dashur pẽr nẽ banesẽn e fundit. Ata pohojnẽ se segmenti rrugor prej 700 metrash është  tërësisht i amortizuar në të gjithë gjatësinë e tij nuk ka njohur kurrë investime duke i detyruar banorët ta mbajnë né krah njeriun e tyre të dashur drejt lamtumirës së fundit.

Ata pohojnë gjithashtu se përballë kësaj situate janë ankuar shpeshherë por deri më sot situata mbetet e pandryshueshme. Të vetmen rrugëzgjidhje ata kanẽ parë solidarizimin për të investuar privatisht si fshat, për të mos e bërë përcjelljen e të ndjerit për në banesën e fundit një mision gati të pamundur.

Ata pohojnë gjithashtu se shpeshherë kërkojnë ndihmën e të rinjve të fshatit, pasi të moshuarit në këtë rrugë të pakalueshme nuk mund ta mbajnë arkëmortin në krahë.

Banorët kërkojnë zgjidhje për riparimin e rrugës, por kanë theksuar se nëse nuk do të ketë reagim nga institucionet përgjegjëse do të përshkallëzojnë protestën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds