Njëmbëdhjetë persona, përfshirë personin e dyshuar të armatosur, janë gjetur të vdekur në një të shtënë me armë, ditëne djeshme në verilindje të Kolumbisë Britanike. Shtatë nga viktimat u gjetën brenda një shkolle të mesme në komunitetin Tumbler Ridge, dy të tjerë u gjetën në një banesë.
Sipas mediave të huaja, autoritetet besojnë se vrasjet janë të lidhura me sulmin në shkollë dhe se një person vdiq ndërsa po dërgohej në spital. I dyshuari për autorin e vrasjes u gjet gjithashtu i vdekur, me policinë që vlerëson se ai mund të ketë qëlluar veten. Autoritetet thanë se nuk kishte shenja të autorëve të tjerë dhe se nuk kishte më asnjë rrezik për banorët.
Në të njëjtën kohë, siç raporton BBC, zyrtarët thanë se e dinin identitetin e autorit, por ende nuk e kanë bërë të ditur emrin ose gjininë e tij. Informacione të tjera në mediat ndërkombëtare, të cilat ende nuk janë konfirmuar, raportojnë se sulmi i armatosur është kryer nga një grua me flokë ngjyrë kafe , e cila mbante veshur një fustan, rreth orës 13:20 sipas orës lokale.
