Filmi shqiptar “FALLI 2” është pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga publiku fierak, duke mbushur sallën e Teatrit “Bylis” që në natën e parë të shfaqjes. Shfaqja e parë e filmit në 31 janar, ka rezultuar tërësisht “sold out”, ndërsa interesi i lartë i publikut ka konfirmuar edhe dy netë të tjera shfaqjeje, më 1 dhe 2 shkurt, në të njëjtat orare.

Në mbrëmjen e parë kanë qenë të pranishëm edhe aktorët Behar Meraj dhe Marjana Kondi, si dhe producenti i filmit, Marjus Dervishi, të cilët janë pritur me shumë duartrokitje nga publiku fierak teksa nuk kanẽ fshehur emocionet dhe vlerësimet për mikpritjen e publikut në sallën e teatrit “ Bylis”

“FALLI 2” po konfirmohet si një nga filmat shqiptarë më të ndjekur të momentit, falë humorit, emocioneve dhe një kasti të njohur aktorësh, duke mbushur sallat kudo ku shfaqet. Vetëm dy javë nga dalja në kinema “ Falli 2 “ ka shënuar një rekord shitjesh biletash në të gjitha kinematë shqiptare  dhe cilësohet si një film që ka përmbushur misionin e tij me publikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *