Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026. Në takim ishte e pranishme edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka vendosur në dispozicion të fermerëve Garancinë Sovrane e cila mund të shkojë deri në 1 miliard euro, por që nuk është shfrytëzuar sa duhet nga fermerët.
Kryeministri theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian kërkon plotësimin e kritereve te sigurisë ushqimore të Bashkimit Evropian.
Ndersa për financimet, ai u shpreh se janë vënë 250 mln euro për fermrët në banka që të shkojnë dhe të marrin kredi me % të ulët, po ashtu edhe fonde nga Bashkimi Evropian.
Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe për ngritjen e ndërmarrjeve të vogla të agropërpunimit nga fermerët në bashkëpunim me bashkitë.
Në takim pati edhe debate mes fermerëve dhe Kryeministrit.
Ministri i Bujqësisë Andis Salla që mori pjesë në takim theksoi se deri më tani janë zhvilluar 18 takime me fermerët në qarqe të ndryshme të vendit, nga 23 të planifikuara gjithsej, duke nënvizuar se dëgjesat do të vijojnë në çdo qark.
