Dhjetra banorë të fshatit Varibop, pjesë e njësisë administrative Cakran në Fier, janë ngritur ditën e sotme në një protestë. Shkak i indinjatës së tyre ka qënë amortizimi i rrugës prej dy kilometer e cila është e pakalueshme pothuajse në gjithë gjatësinë e saj. Sipas tyre rruga është lënë në harresën e investimeve prej dekadash, por është përkeqësuar më shumë pas punimeve të kryera nga ujësjellësi dy vite më parë.
Jemi taksapagues të rregullt thonë njëzëri banorët teksa theksojnë se dëmtimi i rrugës ua ka vështirësuar së tepërmi jetesën e përditshme 100 familjeve. Fëmijët mezi i cojmë në shkollë thotë njé prej banorëve, ndërsa shërbimet e emergjencës, ambulanca apo zjarrfikësja e kanë të pamundur të kalojnë në këtë rrugë gjithë gropa të pakalueshme. Ata pohojnë gjithashtu se të zhgënjyer nga premtimet boshe ndër vite, shpeshherë kanë ndërhyrë privatisht duke bërë riparime të pjesshme.
Pérballé kësaj situate ata kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për sistemimin e kétij segmenti rrugor jetik , gjéndja e të cilit po i largon njerézit nga zona. Ndërkohë sipas informacionit të marrë pranë bashkisë Fier, sistemimi i këtij segmenti rrugor është planifikuar në projektbuxhetin e vitit 2026, ndërsa rikonstruksionit të plotë do ti nënshtrohen të gjitha rrugët problematike të njësisë administrative Cakran.
