Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, në një konferencë për shtyp, u pyet lidhur me imunitetin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij, ai nënvizoi se qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë, duke shtuar se “Kushtetuta përcakton qartë që ministrat gëzojnë imunitetin e deputetëve”.

“Qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë Kryeministri ka ushtruar të drejtën e tij për të vënë në lëvizje GJK. Në thelb qëndron pretendimi i një pushteti ekzekutiv për kalim te një pushtet tjetër, gjyqësor. Këtu kemi të bëjmë me pushteti legjislativ që konfirmon mandatin e ministrave përfshirë edhe mua dhe nga ana tjetër Kushtetuta përcakton qartë që ministrat gëzojnë imunitetin e deputetëve”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *