Kuvendi ka miratuar ndyrshimet në Kodin Penal, pas një seance që ka zgjatur rreth 18 orë. Këto ndryshime u miratuan me 85 vota pro të mazhorancës, ndërsa 9 deputetët e pranishëm të opozitës votuan kundër. U miratua dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët, ndërsa parashikohet 1 vit burg për parkimin dysh. Ndërsa ashpërsohen dënimet për ndërtim të paligjshëm e zjarrvënie.
Votimi në tërësi: 85 pro, 0 abstenim, 9 kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Nisma e Jorida Tabakut
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar.
Projektligji “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”.
Projektligji “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”.
Projektligji “Për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
