30 persona u plagosën kur rrufeja goditi një demonstratë nga mbështetësit e ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro në Brasilia. Sipas mediave të huaja, mijëra protestues ishin mbledhur, nën shiun e rrëmbyeshëm, në një shesh në kryeqytet për të shprehur mbështetjen e tyre për Bolsonaron, i cili është dënuar me 27 vjet burg për një tentativë grushti shteti dhe po mbahet në një burg në periferi të qytetit.
Rrufeja ra pak para orës 13:00, dhe autoritetet ngritën menjëherë një tendë emergjence për të ofruar ndihmën e parë. Në total prej 72 personash morën ndihmë mjekësore, ndërsa 30 u transferuan në spitalet e qytetit, nga të cilët të paktën tetë janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë.
