Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi investimet amerikane në Jug të vendit nga kompania e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

Jashtë ambjenteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se Rama bëri influencë politike, por sipas tij dështoi.

Ai tha se edhe ai e ka ofruar ishullin e Sazanit tek Berlusconi, u pranua, por filloi kriza dhe nuk u realizua.

Sipas Sali Berishës, Rama nuk e firmosi marrëveshjen para se Donald Trump të zgjidhej presidenti i SHBA-ve.

“Sa i përket Zvernecit është një çështje private me pronarët. Nuk do të jetë dhënë tokë publike. Sa i takon Sazanit, ne i mbështesim investimet Amerikane, por ky e bëri për influencë politike, por dështoi. Po të mos dështonte nuk merrte të bënte gazin e dheut Presidentin amerikan.

Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar. Ai ka qenë një ishull aspak i lakmueshëm, e ofroi Fatos Nano para meje, e ofrova unë, ra kriza. Mikut të shquar të kombit shqiptar Silvio Berlusconi, e pranoi por erdhi kriza financiare.

Nëse bëhet unë nuk kam kundërshtim. Sazanin e ka ofruar Fatos Nano, Sali Berisha dhe janë bërë projektet nga Berlusconi, Sazanin e ofroi ky dhe ky gjeti Kushner, i cili erdhi me një fond shumë të madh, por çfarë bëri ky?

Nëse marrëveshja ishte që ta firmoste para zgjedhjes së Trump, ky mashtroi dhe nuk e firmosi para zgjedhjeve”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds