Reshje shiu me intensitet mesatar dhe dëborë kanë përfshirë gjatë natës të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARrSh) bën të ditur se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Në veri të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafë Morinë (doganë), Sopot-Kerrnaj, Qafë Mejdan-Tropojë-Buçaj, Fierzë-Bajram Curri, Bulqizë-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Bogë-Theth, Dedaj-Razmë.

Edhe rajoni qendror i vendit ka pasur reshje dëbore në Trau Dajt-Qafë Priskë-Qafë Mollë.

Dëbora ka përfshirë gjithashtu edhe të gjithë territorin e juglindjes: Pogradec, Maliq, Kolonjë, Korçë e Devoll.

FOTO+VIDEO/ Veriu dhe jugu i vendit përfshihet nga bora, drejtuesit e

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Kompanitë përkatëse kanë bërë pastrimin edhe të akseve rrugore në Qafë Thanë-Kapshticë, Qukës-Qafë Plloçë, Maliq–Kufi Gramsh, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, Ersekë-Leskovik-Tre Urat dhe në Muzinë.

Autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë drejt akseve rrugore me prezencë dëbore.

POLICIA APEL PËR KUJDES PËR TË GJITHË PËRDORUESIT E RRUGËS!

Për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe në Sarandë.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme janë në terren me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në rast nevoje.

FOTO+VIDEO/ Veriu dhe jugu i vendit përfshihet nga bora, drejtuesit e

Policia bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës ????. Puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve vijon në mënyrë intensive.

Në Qafë Thanë, nuk do lejohet kalimi i kamionëve (rreth 2-3 orë) derisa rruga të pastrohet nga borëpastruesja në tokën maqedonase.

Policia Rrugore apelon që drejtuesit e mjeteve të:

– bëjnë kujdes gjatë lëvizjes,

– respektojnë sinjalistikën rrugore,

– pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore,

– ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Për ndihmë, telefononi 112.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *