Drejtori i komanduar i IEVP Durrës, Edmond Llabani ka pësuar hemoragji cerebrale.

Mësohet se Llabani ndodhet në QSUT.

Edmond Llabani u emërua drejtor i komanduar i Burgut të Durrësit, duke zëvendësuar Indrit Cërlojn, vendim i cili erdhi pas arratisjes së të akuzuarit për 4 vrasje, Altin Ndoci.

Pas shkarkimit, Cërloj u arrestua dhe Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë arrest në burg për shpërdorim detyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *