SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave zyrtare për çështjen e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendit tonë, duke përdorur si mekanizëm trafikimi lëkurën e gjedheve.

Ndarja e kokainës do të bëhej në një laboratorët në zonën e Qerekës në Krujë. Në bazë të hetimeve SPAK ka qenë në dijeni të lëvizjeve të grupit dhe i kanë lënë të lirë të veprojnë në 2 ngarkesat e fundit, e konkretisht në shtator dhe në nëntor, për të sjellë 48 ton lëkurë gjedhi, brenda të cilave dyshohet se kishte edhe kokainë.

Gjatë kontrolleve në laboratorin në Qerek në atë kohë u gjetën 850 lëkurë të kriposura bagëtish. Për të bërë ndarjen e lëndës narkotike nga lëkura do të vinin shtetas të huaj të cilët ishin të specializuat për këtë pjesë. Në atë kohë SPAK firmosi 10 urdhërarreste mes tyre 3 të huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *