Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të dëmeve kolosale të shkaktuara nga përmbytjet në qarkun Fier është shprehur në prononcimin për mediat deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, teksa ka monitoruar nga afër situatën e dëmeve në fshatin Mbrostar. Kryeministri heziton pasi do t’i përdoré paratë e qytetarëve për tendera e konçensione, Baçi ka denoncuar gjithashtu verifikimet selektive sipas tij në banesat e zonave të përmbytura.
