Pasojat e përmbytjeve të lumit Vjosë në fshatin Kashisht pas tërheqjes së ujrave janë tepër të mëdha. Më të prekurit janë kultivuesit e luleshtrydheve të cilęt përllogarisin dëme në miliona lekë. Kreshnik Kapaj, dhe Genti Halilaj përkatësisht me 4 dhe 7 dynymë sera të kultivuara me luleshtrydhe janë në fazën e larjes së tyre pasi janë të mbuluara nga balta. Përmbytje të tilla nuk i kemi parë që nga viti 1971 thonë ata, ndërsa pohojnë se askush nuk ka dalë në terren për të verifikuar dëmet. Ata kërkojnë njëzëri dëmshpërblim nga shteti, pasi në të kundërt janë drejt falimentimit.

Ndërkohë Kryeplaku i fshatit Kashisht, Ramadan Kapaj, pohon se  dëmet e përllogaritura deri tani janë 50 ha tokë bujqësore e kultivuar kryesisht me grurë, bazë ushqimore e bagëtive të 18 fermerëve dhe dëme shumë të mëdha përllogariten në serat e luleshtrydheve. Përballë kësaj situate, ai u ka bërë apel institucioneve përgjegjëse të dalin të terren për të konstatuar bilancin e dëmeve dhe njëherazi për dëmshpërblime.

Fermerët fajësojnë për situatën ndërtimin pa kriter të argjinaturave dhe ngushtimin e shtratit të lumit në urën e autostradës Fier- Vlorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *