Në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën e Posaçme për Dosjen “Partizani”, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të pyetet si dëshmitar.
Gjithashtu ai ka thënë se kryeministri Rama është dëshmitar kyç sepse ndryshoi destinacionin e pronës. Më tej ka kërkuar që të merret si provë edhe DVD e fjalimit të Ramës në asamblenë e Partisë Socialiste.
Në këtë seancë mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dhënë argumentet e saj kundër pretendimeve të prokurorisë.
Mbrojta e Berishës është e bazuar në 3 shtylla kryesore. Së pari, mbrojtja thotë se SPAK është në tejkalim kompetencash, SPAK nuk mund te vlerësoj bazen ligjore, VKM apo politikat qe ndjek një qeveri. “Këtë e bën vetëm Gjykata Kushtetuese.”, ka thënë mbrojtja.
Së dyti, ka mungese te faktit penal. SPAK nuk ka arritur te identifikoj ne kërkesën për gjykim veprimet konkrete të Berishës përmes te cilave ka shkelur ligjin.
