Flakët kanë nisur në ambientet e brendshme të magazinave dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë hapësirën. Sipas ekspertëve, paraprakisht dyshohen të jenë shkaktuar prej elektricitetit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa për shkak të sasisë së madhe të materialeve lehtësisht të djegshme, flakët janë përhapur me intensitet të lartë, duke e bërë të vështirë vënien e tyre nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.
Pas shumë orësh ndërhyrjeje, zjarri u vu nën kontroll, por ende nuk është shuar plotësisht. Herë pas here janë konstatuar riaktivizime të vatrave të zjarrit, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve.
Dy kapanonet e djegura A dhe B në tregun e rrobave në zonën e “5 Majit” në Tiranë raportohet se kanë më shumë se 100 magazina, me një hapësirë totale rreth 10 mijë metra katrorë.
