Mëngjesin e sotëm 27 banesa né fshatin Ferras janë nën pushtetin e ujit dhe sipërfaqe të tëra tokash bujqësore, nga dalja e shtratit të lumit Vjosë. Banorët pohojnë se situata filloi të bëhej alarmante duke filluar që nga mbrëmja e djeshme ndërsa kanë mundur të nxjerrin në rrugë bagëtitë dhe mjetet bujqësore. Sipas Kryeplakut Zani Hyka, situata paraqitet e rënduar për momentin ku nga 27 banesat e përmbytura 15 janë të banueshme ndërsa është kërkuar evakuimi i një banori të sëmurë drejt banesave sociale të bashkisë Fier

Ndërkohë problem madhor mbetet kolektori i Martinës pasi ka arritur në kuotat maksimale dhe nëse del nga shtrati rrezikohen 160 familje.

Ndërkohë banorët që rrezikohen ndihen të alarmuar pasi një situatë të tillë nuk e kan parë prej 6 vitesh.

Ndërkohë në terren përveć strukturave të emergjencave civile kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *