Vetëdeklarimi i të Vetëpunësuarve – Mars 2026
Nga marsi 2026, individët e vetëpunësuar që marrin mbi 80% të të ardhurave nga një klient i vetëm ose mbi 90% nga më pak se tre klientë, duhet të plotësojnë formularin “Deklarata e Statusit të Vetëpunësuarit”. Qëllimi është të vërtetohet se të ardhurat burojnë nga aktiviteti i pavarur, jo nga punësimi i fshehur.
Deklarata përfshin: të dhëna për kontraktuesin, mënyrën e punës, kontrollin mbi shërbimin dhe marrëdhënien me biznesin kontraktues.
Nëse aktiviteti rezulton i pavarur, individi vazhdon tatimin si biznes i vogël. Ata që përdorin vetëpunësimin për shmangie tatimore rikualifikohen si të punësuar. Rregulli nuk aplikohet për shërbime për jorezidentë ose entitete pa seli në Shqipëri.
