Njoftimi i Policisë:

Gramsh Plagosën rëndë me sende të forta, një 34-vjeçar, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir). Gjithashtu, arrestohet 34-vjeçari, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë, njërin nga të arrestuarit. Sekuestrohet thika. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në vendin e quajtur “Departamenti i Bujqësisë”, kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.     

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit (babë e bir):  -R. D., 51 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; -R. D., 27 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *