Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë lajmin e diplomimit në Akademinë Kombëtare të FBI, të agjentit të SPAK/BKH, Eduart Kaloshi.
Shefi i FBI, Kash Pattel i ka dhënë Kaloshit certifikatën e diplomimit në një ceremoni të organizuar në zyrat e Byrosë Federale të Hetimit.
Ambasada e SHBA e konsideron këtë moment në një hap të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve amerikane dhe SPAK-ut.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara vlerësoi këtë zhvillim si pjesë të angazhimit të përbashkët për forcimin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar, me synim rritjen e sigurisë dhe besimit të qytetarëve shqiptarë në të ardhmen.
Postimi i Ambasadës së SHBA
Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë.
Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.
Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

