Këshilli Bashkiak Divjakë ka zhvilluar mbledhjen e fundit për vitin 2025 në të cilën është diskutuar dhe miratuar ndër të tjera edhe buxheti për vitin 2026.
Në mbledhjen e drejtuar nga Kryetarja e Këshillit Liri Biti, fillimisht është diskutuar krijimi i një shoqërie me aksione 100% të bashkisë e cila do të administrojë tregjet dhe asetet e bashkisë. Kompania që do të mbajë emrin tregtar “Rrjela” do të administrojë edhe kabinat e plazhit Divjakë, të cilat nuk sjellin të ardhura prej 35 vitesh.
Më pas u diskutua projektbuxheti i bashkisë të cilin e parezantoi Drejtori i Financës Xheladin Brahkola.
Me 14 milionë euro dhe me një rritje prej 27% më shumë sesa buxheti i vitit paraardhës, ky buxhet do të shkojë kryesisht për pagat dhe sigurimet e 488 punonjësve të bashkisë si dhe për shpenzime operative dhe investime. Projektbuxheti për vitin 2026 parashikon investime me vlerën e 1.2 milionë eurove nga të cilat 50% do të shkojnë për shtime rrugësh duke blerë binder dhe asfalt.
Edhe pse pati kundërshtime më shumë nga radhët e këshilltarëve të pozitës sesa të opozitës për mënyrën sesi së të procedohet për investimet, projektbuxheti kaloi me 13 votat e pozitës dhe 6 të opozitës të ndodhur në sallë.
