Një punëtor indian ndërtimi ka përfunduar i plagosur rëndë pas aksidentit në ambientet e kantierit ku ishte punësuar si pastrues i mbetjeve.
Ngjarja ka ndodhur në Mollas të Cërrikut, kurse i dëmtuari është një 33-vjeçar me inicialet M.K.,
Policia e Elbasanit konfirmoi ngjarjen dhe nisjen e hetimeve për zbardhjen e dinamikës, shkaqeve dhe përgjegjësive për kushtet e sigurisë.
“Është paraqitur në spital shtetasi indian M. K., 33 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një kantier ndërtimi, në fshatin Mollas, ku punonte si pastrues i mbetjeve”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Mësohet se 33-vjeçari është në kujdesin e mjekëve në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
