Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në burhun e Lezhës. Ai është Sotir Shabani, lindur dhe banues në Ballsh, Mallakastër. I ndjeri ishte dënuar më parë për  veprën penale “Dhunë në familje”, me masë mjekimi të detyruar.

Ngjarja është zbuluar nga një punonjës policie, i cili ka vënë rë se i dënuari me mjekim të detyruar, ishte shtrirë në krevat dhe nuk po reagonte. Pas kësaj  është njoftuar menjëherë mjeku i turnit, i cili pas verifikimit ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë. Institucioni po bashkëpunon me autoritetet kompetente për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *