Tronditëse në Shkodër! Shpërthim me tritol në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodër, ndërkohë që një person ka humbur jetën. Viktima është ende i paidentifikuar. Fillimisht është menduar se ka shpërthyer boksi elektrik, por më pas ka rezultuar lëndë plasëse.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Sakaq, punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.
Personi i plagosur nga shpërthimi u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por duket se gjithçka ka rezultuar pa sukses, pasi ai kishte ndërruar jetë.
