Ka nisur protesta para bashkisë së Vlorës nga qytetarët, pasi prej katër ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë.

Sipas burimeve kanë nisur dhe përplasjet e para në ambientet e jashtëm të bashkisë.

Banorët e revoltuar kërkojnë të hyjnë në bashki me bidona në duar, duke sharë dhe ofenduar.

Hapeni derën, ose do e thyejmë! Duam ujë”, dëgjohen të thonë banorët, teksa përplasen me policinë.

Me dorë mos prek! Mos prek me dore, hiqe dorën”, i thotë një nga efektivët qytetares, e cila përgjigjet duke thënë “Me popullin mos u merrni”.

Banorët thonë se mungesa e uji sjell edhe epidemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *