Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në unazën e Lushnjës, ku u përfshi një automjet dhe një motorr. Mjeti tip furgon “Fiat” ka dal nga një biznes dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, një  veprim kundravajtje, por në atë moment është përplasur me një motoçikletë. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe drejtuesi i motoçikletës shtetasi Marjus Doksani, 33 vjeç, nga fshati Qamic, Berat është përcjellë me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë.

Doksani është nisur me urgjencë për një mjekim më të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë, pasi u stabilizua gjendja e tij nga mjekët e Lushnjës dhe mund të udhëtonte.

Policia po kryen dokumentimin e ngjarjes, ndërsa u krijua dhe trafik i rënduar për shkak të qarkullimit të shtuar rrugor. Fatmirësisht drejtuesi i motoçikletës kishte të vendosur kaskën mbrojtëse, pasi më të kundërt dyshohej se përplasja mund të ishte fatale.

Unaza e Lushnjës e rikonstruktuar vetëm dy vite më parë ka në mes dy vija të pandërprera që supozon se mjetet nuk duhet të kalojnë në anën tjetër të rrugës, por mos zbatimi i kësaj sinjalistikë shpesh herë ka sjellë aksidente të rënda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *