Menaxhimi i trafikut të rënduar dhe parandalimi i ngjarjeve të rënda rrugore me pasoja fatale për jetën do të jetë në fokus të planit të masave të ndërmarra nga sektori i qarkullimit rrugor pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Sipas Shefit të Qarkullimit, Komisar Lulzim Marini të gjitha rrugët kryesore, sheshet, rrugët interurbane e veçanërisht akset problematike Levan – Tepelenë, Fier- Lushnjë dhe Lushnjë – Berat, Çermë – Divjakë do të jenë të monitoruara me mjete inteligjente dhe radarë.
Të miturit në timon, mbeten një tjetër problematikë madhore pohon Marini, ndaj apelon për prindërit që të mos lejojnë adoleshentët në automjet.
Shefi i Qarkullimit është ndalur edhe te problematika e sinjalistikës rrugore e cila në shumë akse rurale lë shumë për të dëshiruar. Një shkresë iu është dërguar bashkive përkatëse për marrjen e masave dhe një informacion i detajuar i është dërguar edhe ARRSH- së për ndërhyrje për mbylljen e kryqëzimeve problematike si “ Rrethrrotullimi i i Kolonjës ”, “ Kryqëzimi i Pushimit të Shoferit” etj.
Natën e ndërrimit të viteve, sipas Marinit do té keté patrulla të shtuara dhe kontrolle me aparat drager për përdoruesit e alkoolit.
