Gjelat e detit tẽ importit janë duke çuar drejt falimentimit dhjetra fermerě të zonës së Cakranit në Fier. Që në ditët e para të dhjetorit mbarështuesit kanē dalë anës autostradës Levan- Tepelenë për të mundësuar shitjen, por kërkesa është e ulët. Zona e Cakranit njihet për gjelat e detit cilësor të rritur në mënyrë organike, çmimi i të cilëve këtë vit varion nga 11 mijẽ lekë të vjetra kilogrami për një pulë dhe 10 mijë lekë kg për gjelin e detit. Ky vit është shumë i dobët, nuk ka lekë, thonë fermerët.
Fermerët janë në pritje të ardhjes së emigrantëve të cilët veçanërisht në ditët e fundit të vitit ndikojnë ndjeshën në rritjen e fuqisë blerëse.
Mbarështuesit e gjelave të detit apelojnë për ndalim të importit, të gjelave të ardhur nga Greqia, pasi po i çojnë drejt falimentit.
