Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu, ka falenderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e djeshme përballë Kryeministrisë.

Sali Berisha: Dëshiroj të shpreh mirënjohejn më të thellë, nderimin më të madh për të gjithë ata që mbushën sheshin në protestën më të fuqishme, paqësore që mvbahet mend ndonjëheë. Inaguruan dje misionin e ri të popozitës, shpëtimine demorkacisë, familjes shqiptare dhe Shqipërisë. Secili pjesëmarrës firmosi dje kontratën për t’i dalë për zot Shqipërisë.
Dua t’i falenderoj që u përmbajtën ndaj zemërimit dhe urrejtjes ndaj narko qeverisë. Kjo është një betejë në vijim. Është një organizim me një rëndësi të jashtëzakonshëm dhe me një mesazh për Ramën dhe qeverinë e tij. Ky mesazh përmblidhet në një fjalë të vetme: Largohuni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *