Një pamje e pazakontë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një arushë e rritur u shfaq së bashku me tre këlyshët e saj duke kaluar në rrugën kryesore të fshatit Kolesjan.
Ngjarja u dokumentua nga një banor i zonës, i cili po lëvizte me makinë dhe arriti ta fotografojë familjen e arinjve pa u rrezikuar.
