Sot u mbajt ceremonia zyrtare për kalimin e detyrës nga Altin Dumani për Klodjan Brahon, kreun e ri të SPAK.
Dumani gjatë fjalës së tij u shpreh se sot u mbyll një nga kapitujt më sfidues për të. Më tej shtoi se ai dhe SPAK në përgjithësi janë ndeshur me presione, por tani Prokuroria e Posacme është më e fortë dhe më e besueshme.
Sakaq nuk harroi pa falënderuar aleatët ndërkombëtarë dhe uroi Klodian Brahon për marrjen e detyrës së re
“Më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesi gjatë karrierës sime si prokuror. Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi, jemi ndeshur me vendime të vështira, presion, kemi punuar me integritet dhe profesionalizëm. SPAK është më i fortë, i besueshëm se më parë. Shpreh mirënjohje partnerëve tanë ndërkombëtarë. Kontributi i tyre ka qenë i çmuar për ndërtimin e standardeve që kemi sot. Një falënderim shkon edhe për publikun shqiptar , besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese zotit Braho duke e çuar para besimin e SPAK“, shprehet Dumani.
