Kultura e patates në Divjakë përbën burimin kryesor të të ardhurave për fermerët e zonës. Kushtet tokësore dhe klimaterike lejojnë që kjo kulturë të mbillet dy herë në vit: në muajin janar e del në treg në muajin qershor dhe në gusht dhe aktualisht është kulmi i sezonit për vjeljen dhe hedhjen në treg. Një kilogram patate sot fermerët e Divjakës e shesin me 250 lekë të vjetra. Përveç çmimit të ulët nuk ka as treg për shitje, çka i detyron fermerët ta magazinojnë në kushte primitive në banesë, pasi nëse e lenë ende në tokë, patatja prishet. Sipas fermerëve puna dhe djersa e tyre shkon dëm pasi futet patate nga importi.
Brenda një viti bujqësor, vetëm në Divjakë mbillen 600 deri në 700 hektarë me patate.
Po sipas fermerëve ka dy deri në tre vite që fatin e patates e kanë pësuar dhe kulturat e tjera si lakra, lulelakra, karrota, brokoli.
