Pak ditë pasi Enzo Maresca “shpërtheu” ndaj drejtuesve të Chelsea, duke konfirmuar se mes tyre ka jo pak tension, nga Anglia mediat bëjnë publike një prapaskenë të bujshme. The Athletic zbulon në mënyrë ekskluzive se Enzo Marseca është përzgjedhur nga drejtuesit e Man.City si pasuesi i Pep Guardiola-s, gjithnjë nëse tekniku spanjoll vendos që në fund të këtij sezoni të largohet nga “Etihad”.

Për Marseca-n ky është rasti ku drejtuesit e Man.City shpresojnë që nxënësi të bëhet më i mirë se mësuesi. Në fakt, ky duket një kalim logjik pasi për italianin do të ishte një rikthim në shtëpi, te Man.City, skuadër ku fillimisht punoi si trajner i ekipit U-21 dhe më pas si krahu i djathtë i Guardiola-s tek ekipi i parë.

Pavarësisht se Guardiola ka një kontratë me Man.City deri në 2027, tekniku spanjoll shpesh ka dhënë indice se mund të largohet, mund të marrë një pauzë. Në kushte të tilla, me Pep që nuk është ende i qartë se çfarë kërkon të bëjë me karrierën e tij, drejtuesit e Man.City nuk po qëndrojnë pasiv, por po përpiqen të gjejnë një pasues të denjë. Në çdo aspekt, për momentin, Marseca shihet si personi ideal për të marrë vendin e tij në krye të “qytetarëve”.

Ad 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *