Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia e Lushnjës kapi në flagrancë një shtetas të mitur, 16 vjeç, me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, një mjet prerës (thikë), dhe një përforcues grushti të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin e mësipërm.
Gjithashtu edhe Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një minoren 17 vjeçar, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Divjakë kanë identifikuar tre raste dhune dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Kashtbardhë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
-D. K., 32 vjeç dhe N. H., 46 vjeç, të dy banues në fshatin Çermë Shkumbin, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-M. T., 42 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj fëmijëve të tij të mitur, të cilët janë të pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. Ç., 48 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me mjet prerës një shtetas, 37 vjeç, për motive të dobëta;
-E. K., 56 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte një shtetas, 54 vjeç, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
