Federata Shqiptare e karatesë në bashkëpunim me bashkinë Divjakë kanë organizuar ditën e dielë një testim me pjesëmarrjen e sportistëve të ekipit “Bijtë e Shqipes” si dhe ekipit ” Arnisa” të Divjakës i themeluar së fundmi me karateistë të grupmoshave të ndryshme.
Në këtë event sportiv të mbajtur në sheshin para bashkisë dhe drejtuar nga trajneri i ekipit kombëtar të karatesë zoti lirim Dedej, merrte pjesë dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Karatesë zoti Petrit Baba.
Presidenti i FSHK Baba si dhe Kryetari i jurisë zoti Enver Cakiqi, shprehen se nga gjiri i ekipit të karatesë “Bijtë e Shqipes” që përfaqëson Lushnjën dhe ekipit të “Arnisës” që përfaqëson Divjakën, kanë dalë sportistë që kanë marrë medalje në të gjitha takimet ndërkombëtare
Kryetari i bashkisë Divjakë Josif Gorrea shprehet se do ta mbështesi edhe më shumë këtë sport krahas sporteve të tjera.
Nga ana e tij trajneri i ekipit kombëtar të karatesë lirim Dedej shprehet se shpreson se edhe ekipi i karatesë “Arnisa” i krijuar në Divjakë do të ketë arritje në evente kombëtare e ndërkombëtare.
