Nxënësit e shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” kanë zhvilluar konkursin “Klasa e zbukuruar me bukur” për festat e fundvitit.
Konkursi ka nxjerë në pah shpirtin garues, fantazinë dhe talentin e nxënësve të cilët i kthyen klasat në ambiente më të këndshme. Sot në një atmosferë festive plot gëzim e hare janë ndarë 4 çmimet fituese për klasat që janë zbukuruar më mirë në shkollë.
