Aksidenti i rëndë në aksin rrugor kombëtar Berat-Lushnjë në afërsi të fshatit Çukas dëmtoi rëndë dy persona që po udhëtonin me mjetin tip shevrolet i cili përfundoi në kanalin kullues përgjatë rrugës. Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë kanë përfunduar jashtë rruge. Në mjet ndodheshin dy bashkëshortë, Bilbil Nure dhe Xhevahire Nure që udhëtonin nga Berati drejt Tiranës. Ndërhyrja e zjarrfikësve të Lushnjës bëri të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti. Bashkëshortët e lënduar rënda u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës.
Policia shkoi në vendngjarje, disiplinoi trafikun në zonë dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Fundjava përsëri u mbyll me tre aksidente në rrethin e Lushnjës të cilat kanë shkaktuar disa të plagosur, automjete të dëmtuara rëndë dhe trafik të rënduar në akset rrugore ku kanë ndodhur aksidentet.
