Zonat kodrinore të Mallakastrës kanë interesin më të lartë në gjithë territorin e qarkut Fier për të aplikuar për “ Paketën  e Maleve”. Sipas Drejtorit të Pyjeve dhe Mjedisit pranë bashkisë Mallakastër Ledian Shehaj, aplikimet vazhdojnë kryesisht në zonat me fushëpamje drejt Vjosës dhe aplikuesit janë kryesisht emigrantë të cilët mendojnë rikthimin nëpërmjet investimeve në vendin e tyre.

“ Paketa e Maleve” pritet t’i sjellë një hov zhvillimit ekonomik të Mallakastrës ka theksuar Shehaj, duke ripopulluar nëpërmjet vendeve për punësim , fshatrat e Mallakastrës, pas shpopullimit të frikshëm të viteve të fundit.

Ndërkohë  një ndër aplikuesit  e “ Paketës së Maleve”, Dashnor Veliaj, që zotëron një fermë me rreth 400 krerë bagëti të imëta pohon se është kthyer nga Amerika, për të investuar në vendin e tij.

Numri total i aplikimeve deri më tani ka arritur në 154, kryesuar nga Fieri me 50 aplikime, Mallakastra 48, Lushnja 37 ndjekur nga Patosi, Roskoveci e Divjaka me një numër më të ulët aplikuesish. Komisionet e ngritura në 6 bashkitë e qarkut janë duke përfunduar hartën zyrtare të zonave prioritare ku pritet të zbatohet “Paketa e Maleve, ndërkohë qê faza tjetër po vijon me dërgimin e të dhënave pranë ASHK, për të verifikuar nëse ka probleme me pronësinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *