Çmimet e frutave dhe perimeve  të cilat janë produkte të domosdoshme për tryezat familjare janë një shqetësim për qytetarët sidomos në sezonin e festave. Qytetarët ankohen për çmime të larta dhe futje të produkteve bujqësore nga jasht të cilat sipas tyre nuk janë cilësore sa produktet vendase, por konkurojnë në çmim fruta perimet vendase.

Tregtarët tregojnë se çmimet e produkteve vendase nuk janë të qëndrueshme.

Me kamerën tonë kemi filmuar çmimet tek tregu pakicës i fruta perimeve pranë spitalit dhe siç e shikoni mollët shiten me 80-100 lekë kilogrami, portokallet 50 lekë, qepët 50 lekë, rrushi 60 lekë, domatet 80 lekë, patatja 60 lekë etj.

Ajo që të bie në sy është numri i lartë i qytetarëve që blejnë këto produkte pavarësisht ankesave për çmimet dhe cilësinë.

Qytetarët thonë se ka diferencë mes çmimeve të shumicës dhe atyre që paguajnë konsumatorët.

Ky fakt është i vërtetë sidomos në Tiranë ku çmimet rriten 3-4 fish për qytetarët edhe pse në tregun e shumicës në Lushnjë fermerët i shesin produktet me një çmim minimal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *