Një aksident në Lushnjë la të lënduar një motorrist, ndërsa drejtuesi i automjetit u arrestua në flagrancë. Një adoleshent 17-vjeç dyshohet se drejtonte automjet pa leje.

Në Fier dhe Lushnjë janë regjistruar gjithashtu raste dhune në familje, ndërtim i paligjshëm dhe një rast tragjik vetëvrasjeje në Patos. Autorët janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dje, në Lushnjë, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi J. D., 34 vjeç, i cili u dëmtua dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. R., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi, në Patos fshat, në kasollen pranë banesës, dyshohet se është vetëvarur shtetasja T. Rr., 64 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-O. B., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-I. M., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *