Muaji dhjetor është muaji i festave të fundvitit, ku gjeli i detit është ushqimi kryesor i tavolinës. Qytetarët kanë filluar të blejnë ose porosisin gjelin dhe pulën e detit sipas buxhetit që kanë. Këtë vit fermerët e Thanasaj ankohen se gjeli i detit vendas konkuron me gjelin e detit nga Greqia, pasi gjeli i detit grek shitet 7 mijë lekë, kurse gjeli i detit vendas shitet me 8-10 mijë lekë dhe pula e detit pak më shumë. Ndërkohë janë të shumta shpenzimet për t’i rritur dhe kujdesi që rritësit e tyre tregojnë për të shmangur vjedhjet e mundshme duke ua çuar punën e një viti me të cilën mbajnë familjen dëm. Edhe pse shija nuk është e njëjtë, banorët blejnë gjelat që vijnë nga greqia se janë me çmim më të ulët.

Gjithashtu edhe blerjet kanë rënë këtë vit krahasuar me vitin e mëparshëm, një vit shumë i keq, thonë ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *