Edhe Roskoveci ka ndezur dritat e Pemës së Krishtlindjes në një atmosferë entuziaste, plot emocion e gëzim. Dritat shumëngjyrëshe u ndezën pas numërimit mbrapsht të fëmijëve dhe Kryebashkiakes Majlinda Bufi e cila në fjalën përshëndetëse ka uruar festa té gëzuara për të gjithë qytetarët.
Në këtë natë festive, protagonistë ishin fëmijët, zërat dhe emocionet e të cilëve e kthyen sheshin qëndror në një festë të madhe. Ndërkohë atmosferës festive iu bashkuan qytetarë të të gjitha grupmoshave, për të shijuar dekorimet, dritat dhe atmosferën e ngrohtë.
