Katastrofë mjedisore në brigjet e Adriatikut. Ky fenomen ndër të tjera, më së shumti ka prekur plazhet në të dy krahët e grykëderdhjes së lumit Shkumbin. Plazhet e Divjakës dhe Vilë Boshtovës në bashkinë e Rrogozhinës janë tejmbushur me mbetje plastike metalike e bimore. Gjithë sasia tepër e madhe e këtyre mbetjeve ka qenë e mbartur prej vitesh përgjatë rrjedhës të përrenjve dhe vetë lumit Shkumbin, nga Përrenjasi, Librazhdi, Elbasani, Cërriku, Peqini e Rrogozhina.

Peshkatarët, që kanë vite që frekuentojnë grykëderdhjen e Shkumbinit për gjueti, shprehen se këtë sasi kaq të madhe mbetjesh nuk e kanë parë prej dekadash

E njëjta situatë alarmante është edhe në plazhin e Divjakës nga grykëderdhja e Shkumbinit deri në afërsi të grykëderdhjes së Semanit, ku përveç mbetjeve plastike ka një depozitim prej 1.5 metrash leshterikësh dhe mbetjesh drusore.

Të gjithë ata që vijnë për herë të parë në parkun kombëtar Divjakë Karavasta ku përfshihet dhe plazhi, mahniten nga bukuria, por mbetjet lenë një shije të hidhur për turistët

Shoqatat mjedisore japin alarmin për këtë katastrofë mjedisore, e cila është e pamundur të rikuperohet me vullnetarizëm, por, që edhe bashkitë Divjakë e Rrogozhinë nuk disponojnë fonde për të menaxhuar situatën e krijuar. Gjithashtu, ambjentalistët shprehen se puna duhet nisur që në burimin e ndotjes për të mos u përsëritur situata të tilla që kanë shqetësuar jo vetëm opinionin shqiptar por edhe ndërkombëtar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds