DURRËS- Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi duke drejtuar makinën në efekti e lëndëve narkotike, ka përplasur këmbësoren shtetasen 42-vjeçe.

Si pasojë e përplasjes 42-vjeçarja është transportuar në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *