Ka ndërruar jetë ish-Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi.

Lajmin e ka dhënë Arqidioqeza Metropolitane Shkodër-Pult, në një postim në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e kalimit në amshim të Imzot Luigi Bonazzi, ish-Nuncit Apostolik në Shqipëri, një bari i urtë dhe shërbëtor i palodhur i Selisë së Shenjtë. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ai shërbeu me dashuri në vendin tonë, duke forcuar marrëdhëniet e Kishës me popullin shqiptar dhe duke lënë një dëshmi të gjallë të pranisë së dashurisë së Krishtit”, shkruhet në postim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *