Ndaj Anglisë duhet të ishte festë për atë arritje historike, kualifikimin për herë të parë në një fazë “play-off të një Botërori. Në fakt, në “Air Albania”, përballja me “Tre Luanët” rezultoi një ndeshje shumë e bukur, me shumë emocione, me djemtë e Sylvinhos që luajtën si të barabartë ndaj një prej favoritëve kryesor për të triumfuar në Botërorin “FIFA2026”. Në fund diferencën e bëri klasi i Harry Kane, me kapitenin që realizoi një “dopietë” golash.

Ky detaj nuk u prit mirë nga tifozët të cilët lëshuan edhe disa sende në fushë. Në të tilla raste, nuk mund të mungonte dhe një gjobë nga ana e FIFA-s. Me anë të një reagimi për mediat, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Komisioni i Disiplinës i vendosur një gjobë prej 2250 frangash zvicerane.

Në dukje kjo është një gjobë e papërfillshme në raport me shifrat marramendëse që FSHF arkëtoi në përballjen me Anglinë, por FSHF shfrytëzojë rastin duke i bërë edhe një herë thirrje tifozëve të jenë korrekt në tribuna për të vendosur një standard të qartë: “stadiume pa asnjë shkelje apo incident”, një standard i domosdoshëm për të shmangur dënimet dhe për të qenë mes tifozerive më të respektuara.

Në reagimin e saj për mediat, FSHF falënderoi tifozët sjelljen pozitive në këto kualifikuese pasi situata është përmirësuar, por renditja aktuale e Shqipërisë në vendin e 50-të të klasifikimit të Fair Play të UEFA-s tregon se ka ende hapësirë për progres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *