“Po na zaptojnë tokat që na i ka dhënë shteti” ëahtë kryefjala e shqetêsimit të dhjetra banoréve të njẽsisẽ administrative Levan të cilẽt kanẽ tokat e tyre nẽ fshatin Boçovẽ të përfituara me ligjin 7501. E kultivojmë prej 30 vitesh thonë ata dhe jemi taksapagues të rregullt, por prej një viti e gjithë sipërfaqja që u takon 14 familjeve figuron me çertifikatë pronësie në emër të kompanisë “Bervi Construksion”. Banorët thonë se ata tashmë nuk po mund t’u afrohen më tokave të tyre ndërsa për këtë situatë janë ankuar në të gjitha institucionet, por pa marrë një përgjigje konkrete. Jemi në dijeni që këtu do të ndërtohen panele diellore thonë banorët, por në tokë arë kjo nuk është e lejueshme thonë të indinjuar ata.
Është e padrejtë që ne endemi institucioneve prej tre dekadash për tu pajisur me çertifikatë pronësie dhe papritur tokat tona dalin me mbivendosje, thonë banorët.
Përballë kësaj situate ata apelojnë njëzëri, t’u jepet e drejta e përfitimit të tokës, pasi është e vetmja mundësi të ardhurash ekonomike për familjet e kësaj zone. Ndęrkohë sipas informacionit të marrë pranë njësisë administrative Levan, disa prej banorëve kanë dërguar ankesë zyrtare dhe përballë kësaj situate firmës “ Bervi Construksion” i është kërkuar të paraqesë dokumentacionin që disponon, por ende nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.
