Bregdeti i Darëzezës u kthye të dielën në një pistë të vërtetë garash me kuaj. Në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të festave të 28- 29 Nëntorit, morën pjesë 16 kalorës nga e gjithë Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Kosova. Sipas organizatorit Indrit Plangaj, gara u zhvillua me pjesëmarrjen e 4 klubeve sportive, 16 garuesit e të cilëve garuan në 3 gara shpejtësie në një gjatësi prej 2 dhe 3 kilometra ndërsa ka apeluar për më shumë vëmëndje nga shteti për të mbështetur sportin plot adrenalinë të hipizmit. Ka ardhur koha që vendi ynë të përfaqësohet edhe në turne ndërkombëtarë ka theksuar Plangaj.
Ndërkohë në përfundim të aktivitetit i cili u ndoq nga qytetarë të grupmoshave të ndryshme, u shpallën për të tre garat 9 fitues të vendeve të para, të dyta e të treta, por fieraku Beso Shkrela me kalin Luna ka fituar për të disatën herë radhazi duke krijuar ovacione tek të pranishmit. Kalorësi fitues Eduart Cinga, u shpreh i emocionuar duke u bërë thirrje gjithë të apasionuarve pas hipizmit, t’i bashkohen këtij sporti të veçantë.
Vija bregdetare e plazhit të Darëzezës është kthyer shpeshherë në pistë të aktiviteteve të ndryshme sportive.
