ITALI– Dosja hetimore e SPAK, lidhur me operacionin që çoi në arrestimin e grupit kriminal që trafikonin drogë nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë, ka zbardhur detaje tronditëse. Sipas përgjimeve të zbuluara, efektivi i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua për lidhje të dyshuara me grupin e trafikut të drogës të Elvis Doçit, dekonspironte operacionet e policisë dhe ndërhynte në veprimtarinë e grupit.

Gjatë bisedave me një prej anëtarëve të grupit kriminal, Haxhiaj zhvillonte pazare droge dhe diskutonte mbi cilësinë e lëndës narkotike. Ai kërkonte që droga të ishte e klasit të lartë, siguronte transportin dhe shprehte njohuritë e tij për kontakte në disa shtete të ndryshme.

Sipas përgjimeve të zhvilluara në mars të vitit 2023, Haxhiaj pyet për “mall të mirë me çmim”, ndërsa anëtari i grupit i përgjigjet se ka sasi për Holandën me çmim 29, por shton se disa do të jenë të përzier me çmim 25. Efektivi i Antiterrorit e vë në dukje se çmimi është i lartë, por pranon të marrë lëndën, duke dëshmuar përfshirjen e tij aktive në trafikun e drogës.

Pjesë nga dosja:

Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin CXQD1I.

Përdoruesi i kodit pin CXQD1I dërgon fotot si më poshtë:

I.Haxhiaj: o boso, ca o kjo me, e bukur duket

CXQD1Imall ketu 38….

I.Haxhiaj: A eshte i mire me 37 po deshe…

CXQD1I: jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky niku…i them dy copa

Igli HaxhiajMerri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.

“O boso, ca o kjo me, e bukur duket”, “Mall”/ Pazaret

CXQD1I: Ne dures jane keto se ka tre lloj stampash

I.Haxhiaj: a jane gje ? i ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti

CXQD1I: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.

I.Haxhiaj: merri dy gram ta provoj.  

HaxhiajVlla si e ke punën andej… A ke noi mall të mirë me çmim?

SEJRCV: Si e kom hajde mo tu lëviz për me bo lekët si gjithmonë. Ku ? Kam Holandë me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditësh, origjinal… Se t’përzim kam plot me 25 po te hy ne punë me luspa me krejt.

“O boso, ca o kjo me, e bukur duket”, “Mall”/ Pazaret

I.HaxhiajQenka shtrenjta, kuptoj… Po prapë është duke u dhen me aq.

FM369HKjo është, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, t’jap një për prove e shife. Por me këta jemi me lek ne dore

I.HaxhiajKuptoj file… Ca çmimi.. A është e mire?… Me lek ne dore se pa lek s’dua unë… A është e mirë di gjë?

FM369HMerreni një për test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nëse ka ngel dhe sa… Flit me njerëzit dhe nëse janë ok, të flas për gjendjen unë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *